Ramush Haradnaj se “Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë” janë “marrëzi dhe të pakuptimta”.
“Ai dëshiron të na bombardojë neve apo dikush tjetër”, ka thënë Vuçiqi, raporton “Danas”.
Vuçiqi ka thënë se Serbia do ta ruajë paqen dhe stabilitetin dhe sipas tij “forca e Serbisë është ushtria, e cila do të jetë vetëm më e fortë”.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbrëmë në një debat televiziv thënë se nëse ushtarët serbë shkelin në Kosovë do të bombardohet Beogradi.
“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, ka thënë Haradinaj.