Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi se do të bëjë vizitë në Kosovë.
Kështu ai tha për gazetarin e Klan Kosovës, Gazmend Sylën, përcjell Fol Drejt.
Vuçiq u shpreh se do të vijë në Graçanicë së shpejti. “Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vi në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë”.
“A e keni pyetur Kurtin për të?”, e pyeti gazetari ynë.
“Nuk mund ta pyes Kurtin, e pyes popullin tim dhe populli do që të më sheh”, u përgjigj presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
/FolDrejt/