Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të takohet me homologun shqiptar, Edi Rama, përtej kornizave të mbledhjes së dy qeverive.
Çitaku e ka cilësuar si turp dhe marrëzi refuzimin e kryeministrit Kurti për t’u takuar me kryeministrin Rama.
“Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.”, është shprehur Çitaku.
Çitaku ka përkujtuar takimet e kryeministrit Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se “Vuçiqin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”.
“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale.”, ka shtuar më tej Çitaku./FolDrejt/