Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, në lidhje me deklaratën e ambasadorit ukrainas Volodymyr Tolkach, tha sot se nuk i kujtohet kërkesa e Ukrainës për një seancë speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së apo vendosja e sanksioneve ndaj agresorëve të Serbisë.
“Dhjetëra djem dhe vajza serbe u vranë në bombardimet e NATO-s. Nuk më kujtohet kërkesa e Ukrainës për një seancë speciale të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo vendosja e sanksioneve kundër agresorëve të Serbisë. Nuk është vonë për Ukrainën dhe të gjitha vendet që kërkojnë gjyqi për krime lufte në konfliktin Ukrainë-Rusi, ata kërkojnë që vrasësit e fëmijëve serbë në agresionin e NATO-s të gjykohen, krimet e luftës nuk skadojnë, kjo është një mundësi për të treguar parime”, tha ministri Vulin në një deklaratë për shtyp.
Duke komentuar për deklaratat e ambasadorit të Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, për N1, Vulin tha se në Kiev është gjithnjë e më e vështirë të kuptohen argumentet e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Tutje, ai tha se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim për siç tha ai, “shtetin e rremë të Kosovës” dhe se asnjë lëvizje e zyrtarëve rusë nuk shkon në drejtimin tjetër, “sikurse asnjë lëvizje e zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së nuk shkon në drejtim të tërheqjes së njohjes së Kosovës”.