Sipas Observatorit, shpërthimet e hirit 10 deri në 15 kilometra të larta mund të ndodhin në çdo kohë dhe kjo mund të ndikojë në fluturimet ndërkombëtare dhe avionët me fluturim të ulët.
Vullkani Shiveluch në gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë është bërë jashtëzakonisht aktiv dhe është i mundur një shpërthim i fuqishëm, njoftoi sot Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike Kamçatka.
“Rritja e kupolës së llavës vazhdon, kemi tymra të mëdhenj si dhe inkandeshencën e kupolës, shpërthime dhe ortekë të nxehtë që shoqërojnë këtë proces”, tha Observatori në faqen e tij të internetit, siç raportohet nga Reuters, transmeton Fol Drejt.