Sipas OKB-së, të paktën 1.081 civilë u vranë dhe 1.707 u plagosën në Ukrainë, por shifrat aktuale mund të jenë më të larta.
Vullnetarët po i nënshtrohen stërvitjes ushtarake në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës, i cili është i ekspozuar ndaj sulmeve ruse, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pamjet e regjistruara nga reporteri i AA tregojnë ndërtesa të shkatërruara nga sulmi. Shumë civilë, përfshirë fëmijë, kanë kërkuar strehim nën tokë – në stacionet e metrosë.
Rusia filloi një luftë më 24 shkurt, e cila nxiti reagimin e komunitetit ndërkombëtar. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë vetëm disa nga vendet e shumta që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.
Sipas OKB-së, të paktën 1.081 civilë u vranë dhe 1.707 u plagosën në Ukrainë, por shifrat aktuale mund të jenë më të larta.
Më shumë se 3.7 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje ndërsa më shumë se 6.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit, sipas të dhënave nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR)./FolDrejt/