Wayne Rooney ka vendosur të flasë dhe të zbulojë detaje interesante nga një ndeshje e rëndësishme e vitit 2006, kundër Chelsea.
“Ne e dinim që nëse do të kishte fituar Chelsea, ata do të shpalleshin kampionë. Kështu që unë i zëvendësova takat plastike me metal.
Këpucët e ndeshjes që kisha veshur gjithmonë, i zëvendësova me taka të mëdha metalike që ishin të lejueshme. Por e dija që nëse përplasesha me lojtarët kundërshtar do t’i lëndoja, dhe kështu bëra”.
“John Terry u largua nga stadiumi me paterica. Unë i lashë një vrimë në këmbën e tij dhe disa javë më vonë fola me të duke i kërkuar që të ma kthente takën”, ka rrëfyer Rooney për Sky Sport.