Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Vushtrri si të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, shkruan Fol Drejt.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshim të arsyeshëm, ku pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull/kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se paas intervistimit, dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime nën akuzën për “Lëndim të rëndë trupor“ dhe “Asgjësim/dëmtim i pasurisë”. /FolDrejt/