Një person është arrestuar nën dyshimin për posedim të narkotikëve.
Siç njofton policia, në orët e pasdites së sotme në Vushtrri, është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Marin Barleti”, ku gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur substancë e dyshuar narkotike prej 7.5 gram.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/