Një person është arrestuar nga policia nën dyshimet për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku siç njofton stacioni policor i Vushtrrisë, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
“Me të pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në rrugën “ Bajram Miftari”, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e llojit Pistoletë, katër fishekë dhe gjashtë gëzhoja.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në cilësi të të dyshuarit për të shtëna me armë është intervistuar F. O., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet më tej në njoftim.
Policia gjithashtu njofton se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’.