Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”, shkruan Fol Drejt.
“Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të bazuara, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull/kosovar.”, thuhet në raportin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B. H., 37-vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Kanosje”. /FolDrejt/