Policia e Kosovës ka njoftua se sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në Vushtrri ka arrestuar një person për vjedhje të rëndë, shkruan Fol Drejt.
“Sot rreth orë 06:00, në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në Fushë Kosovë,me datën 20.04.3023, saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20.000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale.”, shkruan në raportin policor.
Në komunikatë thuhet se personi i dyshuar, E.Xh. mashkull, 41 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij janë aktive dy urdhëresa të gjykatës. /FolDrejt/