Policia e Kosovës arrestoi një person në Vushtrri.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:46, përcjell Fol Drejt.
Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me 11 copë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 copë gëzhoja të njëjtës armë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/