Një grabitje është raportuar se ka ndodhur mbrëmë, në rrugën Viciana të Vushtrrisë.
Grabitja ka ndodhur në një taksi ku një person duke iu hedhur sprej syve të udhëtarit, i ka vjedhur 2500 euro dhe bashkë me taksistin kanë ikur.
“Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur”, behet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar. Rasti sipas Policisë është nën hetime./FolDrejt/