Një person e ka pësuar keq pasi që ka thyer rregullat e trafikut duke drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, njësia policore në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, gjatë kontrollit të trafikut rrugor ka identifikuar një kundërvajtës shofer duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Kundërvajtësi është ndaluar nga patrulla policore për kontrolle në trafik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.
Gjatë kontrollit të dokumenteve shoferit i është matur alkooli me alkool test që ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit prej 0.62 promil.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej gjashtë (6) muaj.