Në Vushtrri ka ndodhur një rast i cilësuar si “Dhunë në familje dhe Kanosje”.
“I dyshuari mashkull kosovar gjatë seancës gjyqësore ka kanosur bashkëshorten e tij femër kosovare (palë në proces gjyqësor). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.