Në raportin e saj 24 orësh, policia bën të ditur se një fëmijë i moshës pesëvjeçare është goditur nga një veturë në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë, derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Fol Drejt.
“Vushtrri 07.07.2022 – 11:32. Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/