Policia e Kosovës ka raportuar për një rast me kanosje në Vushtrri. Një person ka drejtuar armën zyrtarëve policorë dhe ikë nga vendi i ngjarjes.
Rasti është nën hetime.
Njoftimi i Policisë:
KANOSJE- Vushtrri 16.01.2024 – 15:00. Njësitë policore gjatë tentimit për ta ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes ua ka drejtuar zyrtarëve policor armën. Në konsultim me prokurorin është kontrolluar lokacioni i të njëjtit por i njëjti nuk është hasur. Rasti i referohet hetuesisë për procedura të mëtejme hetimore.