Një person i cili ndodhet në arrati ka braktisur veturën dhe ka lënë prapa vetes edhe një pistoletë e disa dokumente, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, rreth orës 16:05 të ditës së djeshme.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një telefon dhe disa dokumente personale të të dyshuarit.
Rasti është në procedurë hetimore.
“I dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati, kishte hedhur nga vetura e tij një pistoletë e më pas kishte braktisur edhe automjetin e tij duke u larguar kështu në drejtim të panjohur. Në vendngjarje është gjetur edhe një telefon dhe disa dokumente personale të tij, rasti në procedurë hetimore.”, thotë raporti 24 orësh.