Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar nga një femër në Vushtrri, me ç’rast është dëmtuar një dritare e shtëpisë.
Rasti ka ndodhur me datën 2 nëntor, rreth orës 21:55, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-oresh, viktima femër ka raportuar se ka dëgjuar një krismë arme dhe ka vërejtur se është thyer xhami i dritares.
Tutje, bëhet e ditur se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur një predhë.
“Lidhur me rastin nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raport./FolDrejt/