Një person ka përfunduar në spitalin e Vushtrrisë pas goditjes nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, rreth orës 13:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar, është duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë, pasi që i njëjti derisa ka qenë duke kaluar rrugën në vendkalim të këmbësorëve , dyshohet se është goditur nga vetura që ishte në lëvizje e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në raportin policor./FolDrejt/