Një rast i sulmit është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Vushtrrisë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:23, me ç’rast nusja e një familje ka raportuar se të dyshuarit kosovarë (djalë dhe vajzë)- fëmijët e kunatit, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti duke u hetuar./FolDrejt/