Vushtrria siç duket po shkon duke u shëruar nga infektimi me Covid-19. Në këtë qytet momentalisht nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit atje tashmë janë shëruar. Detaje për gjendjen në Vushtrri ka dhënë gjatë një lidhjeje direkte drjetori i Shëndetësisë, Sylejman Meholli.
“Situata në Vushtrri është shumë e mirë. Mbrëmë vonë na është konfirmuar edhe shërimi i rastit të fundit që ka qenë aktiv në komunën tonë. 23 raste nga 24 të prekurit janë shëruar. Një pacient pra siç e dini ka ndërruar jetë. Gjendja është shumë e mirë. Nuk kemi madje as raste të reja që priten për t’i kryer testimet”, thotë ai.
Ndiqeni intervistën e plotë të Sylejman Mehollit: