Një person ka raportuar në polici se i/të dyshuar të pa njohur i kanë enkriptuar serverin në të cilin i ka pasur të dhënat nga puna e tij.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:40, në Vushtrri, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarit kanë shantazhuar viktimën lidhur me këto të dhëna.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.