Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 10:20, në Vushtrri, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.