Në Sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri më datën 19.05.2022 në ora 23:45 është raportuar një rast se një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar dy zyrtarë policorë të cilët ishin jashtë detyrës zyrtare.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.