Dy subjektet opozitare: Lëvizjea Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dorëzua kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Njoftimin e ka bërë lëvizja Vetëvendosje.
“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, është shkruar në njoftim.