Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media në gjashtë mujorin e votimit të rezolutës së kuvendit për Bordet Publike, ka kërkuar që sa më parë të zbatohen të gjitha dymbëdhjetë pikat e miratuara, sidomos pikat që kanë të bëjnë me Telekomin.
Anëtari i kësaj partie, Farban Bunjaku tha se përmes neglizhencës së Qeverisë Haradinaj, po dëshmohet se me këtë Haradinaj ka plan që të kapë gjitha bordet publike, e veçmas Telekomin e Kosovës.
“Qeveria Haradinaj edhe një herë dëshmoi se ka plan të kap bordet publike, sot bëhen gjashtë muaj prej miratimit të rezolutës, me një akt të paprecedent duke mos e përfillur kuvendin”, tha ai.
Tutje, përfaqësuesi i VV-së, tha se keq menaxhimi i pushtetit shihet dhe në manovrimet siç i cilëson të kryeministrit duke emëruar fillimisht Gent Begollin, pastaj ai duke dhënë dorëheqje dhe lënë pezull detyrën në mënyrë që të bëhet parregullsi.
Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Salem Lepaja tha se rezoluta e miratuar në Kuvend po hesht Qeverinë, ndërsa marrëveshja abuzive vazhdon me “Z Mobile”.
Ai po ashtu, theksoi se ministri i dikasterit përkatës, Valdrin Lluka është dashur të ndërpresë ketë kontratë dhe ta shpëtojë Telekomin e Kosovës.
Gjithashtu Lepaja i bëri thirrje kryeministrit që me gjithë ata këshilltarë t’i raportojë kuvendit për gjitha këto parregullsi. Kurse, pati një kërkesë që kryeprokurori i shtetit të hetojë gjithë kontratën me “Z mobile”.