Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

VV i ka votat, nëse besojnë që Kosova humbi pse s’po veprojnë për Demarkacion dhe Zajednicë – “thumbon” Mustafa

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po thotë se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë votat për të vepruar për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Ai thotë se një Asociacion me ndryshime kushtetuese do të ishte i papranueshëm dhe se Kosova mund të tërhiqet nëse Serbia dhe Bashkimi Europian kërkojnë tani që Asociacioni të jetë pushtet i tretë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe. Borrell tha se do të kërkojë vazhdimisht implementimin e Asociacionit, ndërkaq Kurti deklaroi se kjo marrëveshje nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto qëndrime i ka komentuar ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në një përgjigje me shkrim për Express, Mustafa ka deklaruar se kur ishte Kryeministër, ka marrë zotim me shkrim nga Komisioni Evropian që Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.

“Si Kryeministër në vitin 2015 e kam marrë zotimin me shkrim nga zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, znj. Mogerhini se Asociacioni sipas pikëpamjeve të BE-së nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë. Derisa është në fuqi Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, Kosova e ka për obligim ta themelojë (por pa kompetenca ekzekutive). Këtë pra e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Mustafa për Express.

Mustafa thotë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e Komunave Serbe bazuar në konstatimin e Gjykatës Kushtetuese se ai nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ish-kreu i LDK-së deklaron se një Asociacion me ndryshime kushtetuese për të cilin ka folur i Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të ishte i papranueshëm për Kosovën.

“Gjykata Kushtetuese ka gjykuar se Asociacioni duhet të themelohet sipas Marrëveshjes së Parë, e arritur në vitin 2013 dhe e ratifikuar me Ligj nga Kuvendi. Gjykata ka konstatuar se Asociacioni është bërë pjesë e rendit juridik të Kosovës. Gjithnjë e kam parasysh se Gjykata i referohet një Asociacioni që nuk ka fuqi ekzekutive dhe që nuk është pushtet i tretë. Jo për Asociacion me ndryshime kushtetuese për të cilin është shprehur z. Lajçak. Për një Asociacion të tillë nuk është diskutuar asnjëherë dhe ai do të ishte i papranueshëm për Kosovën”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kryeministri i Kosovës thotë se nëse Serbia dhe Bashkimi Evropian kërkojnë që Asociacioni të marrë kompetenca të komunave përmes ndryshimeve kushtetuese, Kosova duhet të tërhiqet.

Ai thotë se në asnjë rast, Kosova nuk ka marrë obligim për ndryshime kushtetuese, për të i krijuar hapësirë Asociacionit të cilin e parapëlqen Serbia.

Mustafa thotë se Serbia para gjashtë vitesh ishte pajtuar që Asociacioni të krijohet, kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se statusi i tij është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Në qoftë se Serbia dhe BE tani kërkojnë që Asociacioni të jetë pushtet i tretë (të marrë kompetenca të komunave), përmes ndryshimeve kushtetuese, do të kishte arsye të plotë që Kosova të tërhiqet nga ky obligim përmes shfuqizimit të Ligjit, për arsye se në asnjë rast Kosova nuk ka marrë obligim për ta ndryshuar Kushtetutën e për t’i krijuar hapësirë një Asociacioni çfarë tani e parapëlqen Serbia. Duhet përkujtuar se në vitin 2015 Serbia ishte pajtuar që Asociacioni të konsiderohet i themeluar kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës shprehet se Statuti i tij është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka përmendur edhe qëndrimin e Kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij për Asociacionin, kur ishin në opozitë.

Ai thotë se Kurti dhe VV-ja tani që janë në pushtet, duhet të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi.

“Sa i përket Kryeministrit Kurti ai dhe partia e tij e kanë kundërshtuar Zajednicën me të gjitha mjetet. Tani janë në pushtet, kanë numër të madh të deputetëve, tani s’kanë nevojë të bëjnë opozitë por të veprojnë dhe të marrin përgjegjësi nga pozita”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa po ashtu thotë se nëse Kurti dhe partia e tij kanë argumente se Kosova ka humbur 8 mijë e 200 hektarë në korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, pse s’po ia kthejnë Kosovës.

Ai deklaron se pozita i ka votat për këto dy marrëveshje.

“E njëjta gjë vlen edhe për kufirin me Malin e Zi. Nëse edhe sot mendojnë dhe kanë argumente se Kosova ka humbur 8,200 hektarë, pse nuk po veprojmë ta korrigjojnë dhe t’ia kthejnë Kosovës. Votat i kanë edhe për Zajednicën edhe për Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi. I kanë ato me të cilat e kanë zgjedhur Presidenten”, ka deklaruar Mustafa.

Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katr marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe.

Këto marrëveshje më pas u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës.

Partia e Kryeministrit të tanishëm, Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, e kishte kundërshtuar vazhdimisht Asociacionin, duke e quajtur në serbisht “Zajednicë”. /Express

Tags: Albin KurtiIsa Mustafa
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Besohet se me dokumente të falsifikuara fitoi tender me vlerë 2 milion euro, kapet i dyshuari

Lajmi tjetër

Probleme me certifikatat e statusit dhe listat elektronike, pengojnë lëshimin e dokumenteve si – certifikata dhe vërtetime për veteranët

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM