Për të kundërshtuar zhvillimet e fundit politike në vend, Vetëvendosje sot nga ora 17:00 ka paralajmëruar se do të mblidhen në shesh të Prishtinës. Masat e grumbullimit duhet të jenë nnë pajtim nga mbrojtja prej Kovid19, informon foldrejt.com.
Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, sot, me anë të këtij tubimi në shesh, do të festojnë ditën e çlirimit dhe të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike”, kanë thënë nga LVV’ja.
Kreu i kësaj partie, Albin Kurti ditë më parë tha se në tubimin e sotëm do të respektojnë distancën.
“Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin “Skënderbeu”, në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s”, shkroi Kurti në Facebook.
VV prej kohësh kërkon zgjedhje të reja parlamentare, gjë që refuzohet nga partitë në pushtet./Foldrejt.com