Kreu i grupit ushtarak privat rus Wagner Yevgeny Prigozhin njoftoi se planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit, sipas një mesazhi zanor të publikuar në Telegram, raporton CNN.
Prigozhin pohon gjithashtu se Wagner rekrutonte rreth 500 deri në 800 njerëz mesatarisht në ditë, ndonjëherë deri në 1200 njerëz në ditë, përcjell Fol Drejt.
“Është e mundur që ky numër i rekrutëve të ulet pas njëfarë kohe, megjithatë, nga mesi i majit, ne planifikojmë të rrisim numrin e luftëtarëve në njësi me afërsisht 30,000,” tha Prigozhin në një mesazh audio.
Javën e kaluar, Prigozhin tha se Wagner kishte filluar të rekrutonte në 42 qytete në Rusi./FolDrejt/