Shtetet e Bashkuara nuk do të dorëzojnë drone të avancuar “Grey Eagle MQ-1C” në Ukrainë për të shmangur përshkallëzimin me Rusinë, sipas një raporti të Wall Street Journal, siç raportohet nga Guardian, transmeton Fol Drejt.
Me këta dronë, Ukraina do të ishte në gjendje të synonte objektivat në Rusi.
Kievi këmbëngul për këto armë dhe administrata e presidentit Joseph Biden është e shqetësuar se shpërndarja e këtyre armëve mund të përshkallëzojë luftën, sipas gazetës britanike.