Alokimet e shtetit kinez për nevojat e sistemit të mbrojtjes kombëtare kanë qenë në thelb të qëndrueshme për shumë vite, me rritje “të moderuara dhe të arsyeshme”, tha sot një zëdhënës i parlamentit kinez.
“Modernizimi i ushtrisë kineze nuk do të përbëjë kërcënim për asnjë vend”, tha Wang Chao, zëdhënës i parlamentit kinez, në një bisedë me gazetarët, sipas Reuters.
Wang u pyet nga gazetarët se sa u rrit buxheti për nevojat e sistemit të mbrojtjes këtë vit dhe nëse ai u rrit fare, por ai nuk pranoi të jepte ndonjë të dhënë apo shifër të saktë./FolDrejt/