Sot gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryeministri Kurti është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker.
Ky takim ka ndodhur pas më se 25-vjetësh, transmeton Fol Drejt.
“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin ëilliam ëalker në ëashington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se ditë më parë ish-ambasadori Walker kishte deklaruar se ishte zhgënjyer kur kryeministri kosovar nuk e kishte kontaktuar fare gjatë vizitës së tij të gjatë në ShBA./FolDrejt/