Britania e Madhe, e cila krenohej se ishte përpara aleatëve të saj perëndimorë në dërgimin e sistemeve të reja të armëve në Ukrainë, tani duket e gatshme të dërgojë raketa me rreze të gjatë veprimi në Kiev, diçka që administrata e presidentit amerikan Joseph Biden e ka refuzuar prej kohësh.
Në një raport të 2 majit nga Fondi Ndërkombëtar për Ukrainën, i udhëhequr nga Britania, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi një vlerësim ekspert për sigurimin e aftësive goditëse të armëve me rreze deri në 300 kilometra.
Njoftimi kërkonte një përgjigje brenda tre ditëve, raportoi “Washington Post”./FolDrejt/