Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe agjentët e FBI-së kanë mbledhur prova të reja që tregojnë se ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë penguar hetimin për dokumentet e klasifikuara të gjetura në pronën e tij në Florida, njoftoi sot Washington Post.
Agjentët e FBI-së sekuestruan mijëra dokumente qeveritare në gusht të vitit të kaluar, disa prej tyre shumë të klasifikuara, nga pasuria e Trumpit në Mar-a-Lago.
Ky është vetëm një nga dy hetimet penale që po kryen prokurori special Jack Smith kundër ish-presidentit amerikan, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.