Personi përgjegjës për publikimin e dokumenteve të klasifikuara amerikane, që nxitën një hetim të sigurisë kombëtare, është një 20-vjeçar i apasionuar pas armëve, i cili punonte në një bazë ushtarake, raportoi Washington Post, duke cituar anëtarë të rrjetit social Discord.
Sipas një raporti në gazetën amerikane, personi ndau informacione konfidenciale në platformën e mesazheve në një grup me rreth dy duzina burra që ndajnë një “dashuri të përbashkët për armët, pajisjet ushtarake dhe Zotin”, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Washington Post e bazoi raportin e saj, në të cilin nuk përmendi emrin e personit, në një bisedë me dy anëtarë të grupit në Discord dhe agjencia britanike deklaron se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur detajet./FolDrejt/