Ukraina ka nisur përdorimin e municioneve thërrmuese, të cilat i janë furnizuar nga SHBA-të, kundër forcave ruse në juglindje të vendit, njoftoi sot “Washington Post”, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar ukrainas.
Sipas gazetës amerikane, ushtria ukrainase po përdor municione thërrmuese kundër pozicioneve të fortifikuara mirë të ushtrisë ruse, për shkak të të cilave u ndalua kundërofensiva verore.
Koloneli ukrainas Oleksandr Bakulin tha këtë javë se Kievit i duhen municione thërrmuese në mënyrë që të “shkaktojë dëmin maksimal në këmbësorinë e armikut”./FolDrejt/