Sulmuesi i rrezikshëm i Leipzigut siguron se nuk do të transferohet në një klub tjetër gjerman, e preferon Livepoolin
Timo Werner i ka qetësuar sadopak tifozët e Leipzigut.
Sulmuesi i rrezikshëm siguron se nuk do t’i bashkohet asnjë klubit nga Bundesliga kur të vendosë të largohet nga klubi gjerman. Me këtë rast, përfaqësuesi gjerman e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Bayern Munich, i cili e do atë. Kështu shkruante sot tabloidi gjerman “Bild”.
24-vjeçari duket se e preferon transferimin në Liverpool, ku dëshiron t’i bashkohet trajnerit Jurgen Klopp.
Werner pëlqehet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane. Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë në “Anfield Road”. Leipzigu mund t’i kërkojë për të afërsisht 80 milionë euro.