West Ham United është klubi i fundit që ka shfaqur interes për nënshkrimin e yllit të Blackburn, Ben Brereton Diaz, sipas Football Insider.
Skautët e klubit monitoruan lojtarin teksa ai dilte në fushë kundër Huddersfield të shtunën. Përveç West Ham, Leeds United dhe Everton janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e sulmuesit kilian, raporton Goal.com, transmeton Fol Drejt.