West Ham dëshiron të nënshkruajë me ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Marseille, Matteo Guendouzi sezonin e ardhshëm, si një zëvendësues për Declan Rice, i cili do të largohet nga klubi në verë, raporton The Athletic.
Rice, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, është duke u larguar nga klubi dhe po lidhet me një kalim te Arsenali. Për reprezentuesin anglez janë të interesuar edhe Manchester United dhe Newcastle, transmeton Fol Drejt.