Nuno Tavares, i cili aktualisht është i huazuar te Marseille dhe ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025, kërkohet nga West Ham, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Topçinjtë po kërkojnë të shesin Tavares pavarësisht se ai kishte paraqitje mbresëlënëse në Ligue 1 duke shënuar gjashtë gola në 29 paraqitjet e tij. Një lëvizje në West Ham duhet t’i përshtatet mbrojtësit të krahut pasi ai do të marrë më shumë minuta në stadiumin e London Stadium sesa në Emirates. /FolDrejt/