Mesfushori amerikan i Juventusi, Weston McKennie raportohet se ka rënë dakord për një transferim të papritur te skuadra e Premierligës, Leeds United, dhe tani pritet marrëveshja për tarifën e transferimit midis dy klubeve evropiane, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Juventus dhe Leeds janë ende duke diskutuar marrëveshjen e transferimit të asit të USMNT, i cili i ka dhënë dritën jeshile të kalimit në Elland Road. /FolDrejt/