Programi Botëror i Ushqimit (WFP) po rifillon funksionimin e saj në Sudan pas një pezullimi më 16 prill pasi tre nga stafi i saj u vranë gjatë konfliktit, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Ndërsa kriza në Sudan shtyn miliona njerëz në uri, @WFP po heq menjëherë pezullimin e përkohshëm të vendosur pas vdekjeve tragjike të anëtarëve të ekipit tonë”, shkroi në Twitter të hënën drejtoresha e saj ekzekutive, Cindy McCain.
Shumë grupe ndihmash kanë qenë në bllokim që nga shpërthimi i konfliktit. Ndihma e parë ndërkombëtare humanitare është dërguar në Port Sudan të dielën.
OKB-ja tha gjithashtu të dielën se po punon ngushtë me autoritetet egjiptiane për të ndihmuar njerëzit që mbërrijnë në kufi për t’i shpëtuar konfliktit të vazhdueshëm në Sudan, pas ankesave se përgjigja ndërkombëtare ndaj krizës kishte munguar./FolDrejt/