WhatsApp ka prezantuar një veçori të re të quajtur Chat Lock, e cila do t’i lejojë përdoruesit e aplikacionit popullor të mbajnë disa nga bisedat e tyre private, transmeton Kix, përcjell Fol Drejt.
Mjeti i ri u ofron përdoruesve mundësinë për të “kyçur” çdo bisedë, e cila më pas ruhet në një dosje të veçantë të disponueshme vetëm pas identifikimit biometrik, skanimit të gjurmës së gishtit ose fytyrës ose futjes së fjalëkalimit aktual. Duke aktivizuar këtë funksion, bisedat e kyçura fshihen në njoftime.
Për të përdorur veçorinë e re, përdoruesi duhet të prekë bisedën ose grupin dhe të zgjedhë opsionin e kyçjes. Kur ai dëshiron të lexojë bisedën, ai thjesht duhet të fusë një kod ose të kryejë një skanim biometrik.
WhatsApp thotë se kjo është një veçori e re e mrekullueshme për ata që ndajnë telefonat celularë me anëtarët e familjes, ose ata që duan të fshehin përmbajtjen e bisedave të caktuara nga njerëzit që “po e mbajnë telefonin përkohësisht në dorë”.
Gjithashtu, është e mundur të bllokohet plotësisht aksesi në aplikacionin WhatsApp.
Kompania tashmë është duke përgatitur opsione të reja për Chat Lock, dhe ndër to është krijimi i një kodi të veçantë për çdo chat, si dhe një mjet që bllokon bisedat në pajisje të shumta. Meta po bën gjithçka për ta bërë WhatsApp sa më të sigurt dhe të besueshëm, dhe së fundmi përmirësoi sistemin e verifikimit për të penguar mashtruesit dhe shtoi më shumë opsione për zhdukjen e mesazheve. /FolDrejt/