Will Smith ka kërkuar falje publike. Goditjen e tij ndaj komedianit Chris Rock të dielën mbrëma gjatë ceremonisë së Oscar, e cilësoi të gabuar dhe veprim emocional, transmeton Fol Drejt.
“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe unë reagova emocionalisht” – ka shkruar Smith në llogarinë e tij në instagram.
Duke vijuar:
“Do të doja t’ju kërkoja falje publike, Chris. Dola nga vetja dhe gabova. Ndihem i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. S’ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e shikojnë në mbarë botën.”
Sipas tij, veprimi ka njollosur gjithë “udhëtimin e mrekullueshëm” të miqve, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve, andaj është shprehur i penduar./FolDrejt/