Willian është gati të tradhëtojë Chelsea-n për t’u transferuar te Liverpooli. Sulmuesi anësor nuk ka arritur një akord me Blutë e Londrës për rinovimin e kontratës që i skadon këtë verë dhe sëfundmi në garë për brazilianin është futur fuqishëm Liverpooli me The Reds që janë të gatshëm ta marrin me parametër zero.
Willian tashmë në moshën 31-vjeçare nuk dëshiron të largohet nga Premier League dhe për këtë arsye ka patur kontakte edhe me dy klube të tjera londineze, Arsenal dhe Tottenham por sipas lajmeve që raportojnë mediat në ishull tashmë ai është më pranë Liverpoolit, që i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë Chelsea-t që sëfundmi ka rritur interesin për të transferuar në Stamford Bridge një ish-idhull të tifozerisë së The Reds, pikërisht brazilianin tjetër Philippe Coutinho.