Anësori brazilian Willian është ribashkuar me klubin dhe ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare, raporton BBC sport.
Marrëveshja e mëparshme e 34-vjeçarit me Cottagers kishte skaduar në fillim të kësaj vere dhe ai dukej se ishte afër një lëvizjeje te Nottingham Forest.
Në vend të kësaj, ai është rikthyer në Fulham me një marrëveshje që ka mundësi të zgjatet me 12 muaj.
“Jam plotësisht i lumtur”, tha Willian, i cili e ndihmoi Fulhamin të përfundonte në vendin e 10-të në Premier League sezonin e kaluar.
“I lumtur që vazhdoj punën që kam bërë sezonin e kaluar me të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë klubin.
“Unë mendoj se është një klub që mund të bëjë edhe më mirë këtë sezon, kështu që jam i lumtur të vazhdoj këtë aventurë të mrekullueshme”./FolDrejt/