Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Wolfgang Petritsch: BE-ja nuk do ta lejojë Republikën Sërpska në Kosovë, kemi një përvojë shumë të keqe

2 vjet më parë
in LAJME, RAJON
Koha e leximit: 2 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ish-përfaqësuesi i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Wolfgang Petritsch, tha se BE-ja po kërkon themelimin e një Bashkësie të Komunave me shumicë serbe, e cila nuk ka as pushtet ekzekutiv e as legjislativ dhe nuk është tipi i Republikës Sërpska, e cila, sipas opinionit të tij, është një shembull shumë i keq, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.

“Sigurisht, të gjithë janë për të pasur një shoqatë që nuk ka pushtet ekzekutiv e as legjislativ, që nuk është tipi i RS. Ne nuk e duam këtë. Ne kemi një përvojë shumë të keqe. Unë kam qenë një përfaqësues i lartë në BiH dhe e di sa e vështirë është të përballesh me RS-në”, tha Petritsch dhe shtoi se komuniteti ndërkombëtar është absolutisht kundër një modeli të tillë.

Ai e cilësoi propozimin franko-gjerman për çështjen e Kosovës si një hap të ndërmjetëm drejt njohjes reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se rruga evropiane e Serbisë kushtëzohet me njohjen e Kosovës dhe njëkohësisht i bëri thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që përfundimisht të marrin një vendim politik për mbështetjen dhe zbatimin e propozimit gjermano-francez.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Petritsch tha se përmes propozimit BE-ja dëshiron të përshpejtojë negociatat me Beogradin, por në të njëjtën kohë të shtyjë kërkesën e Prishtinës për anëtarësim në BE.

I pyetur nëse i beson presidentit serb Aleksandër Vuçiq që të miratojë të gjithë paketën e propozimit gjermano-francez, Petritsch theksoi se ky është një vendim i vështirë për çdo politikan serb.

“Ju e dini se Vuçiq ka një opozitë të madhe në vendin e tij. Ne kemi ndjekur trazirat në parlamentin serb dhe këto nuk janë shenja shumë të mira. Por unë mendoj dhe i kthehem asaj që thashë më herët, guximi politik është i rëndësishëm sot. Tani ne duhet të shohim Vuçiqin, i cili ka shumicën dërrmuese në vend, të dalë dhe të thotë sado e vështirë të jetë – ne do ta bëjmë këtë”, tha Petrisch për Gazzetta Express.

Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, Petritsch tregon se do të jetë pjesë e shtetit sovran të Kosovës, i cili ka para vetes përmbushjen e obligimit të marrë 10 vjet më parë.

Petritsch theksoi se Kisha Ortodokse dhe manastiret luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të gjithë serbëve dhe Prishtina duhet të këshillohet që ta marrë seriozisht këtë çështje.

“Kam vizituar banorët e Deçanit dhe At Savën, i cili është i hapur dhe i cili gjatë luftës ka qenë ndër serbët e paktë në Kosovë që ka biseduar dhe ka vazhduar të ketë kontakte me shqiptarët e Kosovës. Ai natyrisht thotë se duhet të ketë një status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë, dhe kjo është ajo që po them”, shtoi ai. /FolDrejt/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ari në Slivovë, reagon gjeologu mitrovicas: nuk është e vërteta ashtu siç po paraqitet në media

Lajmi tjetër

Liverpooli synon portierin e New England Revolution

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM