Sipas një raporti të gazetës spanjolle Defensa Central, skuadra e Premierligës Wolverhampton Wanderers i ka vënë sytë mbrojtësit të Real Madridit, Nacho Fernandez, e ardhmja e të cilit në Santiago Bernabeu është në dyshim, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ndërsa i afrohet shifrës së 300 ndeshjeve për Los Blancos, 32-vjeçari mund të ketë nevojë të vlerësojë të ardhmen e tij me kontratën që i skadon verën e ardhshme. Ekziston mundësia që mbrojtësi i majtë të ndërrojë klub në merkaton e ardhshme të janarit, gjë që e ka vënë Wolves në gatishmëri. /FolDrejt/